Një person është arrestuar në Rahovec, të hënën, pasi ai dyshohet se i ka kërcënuar zyrtarët policor.
Lajmi është bërë i ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në gjendje të dehur kishte kanosur një zyrtarët policorë derisa njësia policore po merrej me një aksident trafiku”, thuhet në raport.
Aty theksohet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Përpos kësaj, po ashtu njoftohet se në Podujevë, të dielën, dy persona janë kanosur me armë nga dy persona.
“Dy ankuesit meshkuj kosovarë, kanë njoftuar se janë kanosur me armë nga dy persona, të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, tregohet në njoftim.
Ndërsa, në Obiliq, një person është kërcënuar në një formë ndryshe përmes rrjeteve sociale.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se është kanosur përmes rrjeteve sociale. Lidhur me rastin janë duke u kryer hetime intensive. Nuk raportohet për të arrestuar”, kanë thënë nga PK-ja.
Rasti është thënë se po hetohet.
Edhe në Leposaviq, një person dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin Kosovë- Serbi.
“Është hasur i dyshuari me veturën e tij i cili dyshohet se ka kaluar ilegal kufirin Serbi-Republika e Kosovës. Pas verifikimit personi nuk rezulton i kërkuar dhe në veturë nuk kishte diçka të dyshimtë, me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
Në Leposaviq, po ashtu, një person është arrestuar pasi ai kishte gërmuar me ekskavator një sipërfaqe afër rrugës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti kishte gërmuar me ekskavator një sipërfaqe afër rrugës pa pasur pëlqimin nga institucionet e Kosovës. Nga i dyshuari është sekuestruar një ekskavator”.
I dyshuari, njoftohet që pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Në raport, bëhet e ditur se në Kosovë kanë ndodhur tri raste të dhunës në familje.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel