Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian është takuar me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, e cila ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë pasi që shpejti do të marrë detyrën e Përfaqësueses së Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Përbashkët të Sigurisë nga Këshilli Evropian në vend të Josep Borrell.
Osmani përmes një shkrimi në rrjetin social ‘X’ e ka vlerësuar guximin që ka shfaqur Kallas gjatë udhëheqjes së saj.
“Paqja dhe siguria në kontinentin evropian kërkojnë udhëheqje të guximshme dhe të qëndrueshme, të cilën kryeministrja Kallas e ka demonstruar në mënyrë të jashtëzakonshme”, tha Osmani.
Always a pleasure to talk to Prime Minister @kajakallas, this time during the #EPCSummit.
Peace and security on the European continent require bold & steady leadership, which PM Kallas has so exceptionally demonstrated. 🇽🇰🇪🇪 pic.twitter.com/mzuhYizRLB
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 19, 2024
Emërimi i kryeministres së Estonisë, Kaja Kallas, në krye të diplomacisë evropiane, është vlerësuar të jetë lajm pozitiv për Kosovën, posaçërisht në kontekstin e procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Frymëmarrja e Kosovës lehtësohet nëse Kaja Kallas vjen në krye të diplomacisë së BE-së
Më 16 korrik, Kaja Kallas dorëzoi dorëheqjen si kryeministre e Estonisë.
Në detyrë që nga viti 2021, Kallas po ashtu është bërë një nga zërat më të fortë për mbështetjen e Ukrainës në luftën e agresionit të Rusisë.
Dorëheqja e saj çoi në rënien e qeverisë së koalicionit të formuar nga Partia e saj Reforma, Partia Social Demokrate dhe partia liberale Estonia.
Ndërsa, presidenti i Estonisë Alar Karis ka filluar konsultimet me partitë e përfaqësuara në parlament për të formuar një qeveri të re.
Partia e Reformës ka thënë tashmë se do të propozojë Ministren e Klimës Kristen Michal si kandidatin për kryeministër për të zëvendësuar Kallas.
Qeveria e re mund të marrë detyrën në fillim të gushtit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Shqipëria dhe Kosova kanë numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel