Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se është shfuqizuar vendimi për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me peshë mbi 7.5 tonë.
Përmes një postimi në platformën sociale, Facebook, ai theksoi se ky vendim erdhi pas njoftimit që do të ketë rënie të temperaturave të larta.
“Duke marrë parasysh parashikimin e motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, sipas të cilit parashihen rënie të ndjeshme të temperaturave ditëve në vijim, kemi marrë vendim, shfuqizimin e vendimit të datës 13 korrik 2024”, ka shkruar Durmishi.
Ai ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin e treguar gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta.
Ndryshe, ishte njoftuar se nga 14 korriku, deri më 31 korrik do të ndalohet qarkullimi i automjeteve me peshë mbi 7.5 tonë në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale.
Ky vendim erdhi bazuar në rekomandimet e Departamentit për Menaxhimin e Rrugëve dhe Policisë së Kosovës, për ruajtjen e rrugëve nga dëmtimet si rezultat i temperaturave të larta.
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), kishte reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me peshë mbi 7.5 tonë shkaku temperaturave të larta.
Sipas OEK-ut, ky vendim kishte ndikim të rëndë mbi operimin e rregullt të kompanive dhe aktiviteteve ekonomike brenda dhe jashtë vendit.
Ata nuk i kishin konsideruar të arsyeshme kufizimet e tilla meqë thanë se asnjë vend i rajonit nuk ka vepruar njësoj.
Tutje, OEK-u kishte kërkuar nga Qeveria që të shqyrtohet kjo masë e ndalimit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel