Pamjet bënë xhiron e botës dhe shkaktuan një skandal të madh. Pas fitores së tyre në Kupën e Amerikës, Enzo Fernandez transmetoi live teksa ishte në autobusin e lojtarëve të “Albiceleste”-s. Pikërisht atëherë në video dëgjohej një thirrje raciste kundër lojtarëve të skuadrës franceze.
Kënga në fjalë, ka një tekst me përmbajtje raciste ndaj futbollistëve me ngjyrë të Kombëtares së Francës, dhe edhe pse Fernandez e mbylli shpejt “live”-n e tij në Instagram, video u përhapë gjerësisht në mediat sociale.
“Ata luajnë për Francën, por vijnë nga Angola, do të vrapojnë mirë, u pëlqen të shkojnë me njerëzit trans, nëna e tyre është nigeriane, babai i tyre kamerunas, por në pasaportë: francez”, thotë teksti i këngës.
Një këngë që të kujton atë të kënduar nga mbështetësit argjentinas gjatë Kupës së Botës 2022.
Përballë këtij incidenti të rëndë, Federata Franceze e Futbollit (FFF) vendosi të bëjë një ankesë.
“Presidenti i FFF-së, Philippe Diallo, dënon me force komentet e papranueshme raciste dhe diskriminuese të bëra ndaj lojtarëve të skuadrës franceze në kontekstin e një kënge të kënduar nga lojtarët dhe mbështetësit e skuadrës së Argjentinës pas fitores së saj në Kupën e Amerikës dhe transmetuar në një video në rrjetet sociale”, thuhet në njoftimin e FFF-së.
“Përballë seriozitetit të këtyre deklaratave tronditëse, në kundërshtim me vlerat e sportit dhe të drejtave të njeriut, presidenti i FFF vendosi të bëjë një ankesë ligjore për komente fyese të natyrës racore dhe diskriminuese”, vijon njoftimi.
Argjentina thyen Kolumbinë dhe fiton titullin rekord në Kupën e Amerikës
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Laçi “deh” dy mbrojtës dhe portierin, për golin e parë në Champions në karrierë
-
Interesimi nga Real Madrid, Rodri: Kam edhe tre vite me Man City-n
-
Jamal Musiala, ëndrra e radhës e Florentino Perez-it
-
Prokuroria kërkon informata nga Policia, pasi Agim Ademi i kërcënoi lojtarët se “do ua thyej këmbët”
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi