Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur fjalën e tij në konkursin ndërkombëtar në Shkodër, ku pesë studio evropiane po paraqesin përpara jurisë projekt-idetë për Kalanë e re të Rozafës.
Ai ka vlerësuar këtë nisëm për Kalanë e Rozafës që, sipas tij, do t’i japë tjetër hov turizmit në veri dhe Shkodrës si destinacion.
“Konkursi ka vlerë shumë të veçantë pasi marrin pjesë studio ndërkombëtare me reputacion të padyshimtë dhe nga ana tjetër sepse do të sjellë 5 mundësi, një ndër të cilat zgjidhet nga juria për të ndërtuar një objekt që nuk është thjesht një objekt privat por një objekt që ne synojmë të krijoj një ikonë të këtij shekulli për Shkodrën që është e pasur me monumente me gjurmë të historisë ku çdo brez ka lënë gjurmën e vet dhe ku kjo ndërtesë do të jetë një gjurmë që do i shtohet kësaj trashëgimie të Shkodrës”, ka vijuar Rama.
Sipas tij, objekti që do të ndërtohet do të jetë ikonë për Shkodrën.
Po ashtu Rama ka njoftuar edhe nisjen e punimeve për akse të tjera rrugore si pjesë të Korridorit Blu, që do lidhin Tiranën me Shkodrën për 40 minuta, e Shkodrën me jugun e Shqipërisë në më pak se 2 orë.
“Është pjesë e një vizioni më të gjerë që kombinon së bashku investime publike për Shkodrën dhe këtë territori që shkon lart në Thethin e mrekullueshëm që shtrihet deri në kufirin me Malin e Zi. Patjetër duke konsideruar domosdoshmërinë e një lidhjeje të shpejtë të sigurt të Shkodrës me veriun apo Tiranën dhe jugun kryesore mbetet sfida për ndërtimin deri në Murriqan të Korridorit Blu që ka një segment të përfunduar në aksin Thumanë Kashar”.
Por, sipas tij, por do të vijojë me segmente të tjera që do lidhin Balldrenin me Milotin, Murriqanin edhe Balldrenin me Thumanën.
“Për të gjitha këto i kemi të qartë edhe hapat dhe një pjesë të rëndësishme të punës edhe për projektet e kemi bërë dhe për pak ditë do lidhen kontratat e reja për segmente të reja nga Kashari në Rrogozhinë, në Fier e kështu koha e lidhjes së Shkodrës me Tiranën brenda kësaj dekade do jetë 40 minuta, ndërkohë koha e lidhjes së Shkodrës me jugun do të jetë sa ç’është koha e lidhjes me Tiranën. Deri në Vlorë për 2 orë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Policia ngre alarmin për disa “mesazhe mashtruese” që vjedhin llogaritë e mediave sociale
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Gonzato thotë se korrupsioni mbetet ndër tre shqetësimet themelore për rininë shqiptare
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel