Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), së bashku me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë arritur marrëveshje për koalicion për ta qeverisur komunën e Prishtinës.
Nga komuna është thënë se AAK-ja do t’i ketë tri drejtori, atë të Administratës, atë Sportit si dhe drejtorinë e Mobilitetit.
Në pozitën e drejtoreshës së Administratës është emëruar Valbona Ajeti, ndërsa në atë të Sportit Kushtrim Mushica.
“Kjo është bërë në frymën e ftesave të vazhdueshme të Kryetarit të kryeqytetit, Përparim Rama për bashkëqeverisje më të gjerë në të mirë të transformimit të kryeqytetit. Për shkak të rëndësisë së planifikimit dhe organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 dhe Fshatit Olimpik, si dhe rritjes së vëllimit të punës në Drejtorinë e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor me procesin e digjitalizimit përmes E-Leja”.
“Arbër Sadiki do të përqendrohet në pjesën e planifikimit ndërsa z. Florent Maliqi do të mbulojë fushën e urbanizmit në veçanti të aspekteve ligjore dhe zbatimit të E-Leja”, thuhet në komunikatë.
Bardh Krasniqi është thënë se do të vazhdojë punën me një rol të rëndësishëm në strukturat planifikuese dhe organizative të Lojërave Mesdhetare 2030 bashkë me Vigan Kastrati.
Më 8 shkurt, kryetari i degës së Partisë Demoratike të Kosovës në Prishtinë njëherësh edhe nënkryetari i kësaj partie, Uran Ismaili, ka bërë të ditur se pas shfuqizimit të vendimit për këmbim të pronave në Badovc, është prishur koalicioni qeverisës në Komunën e Prishtinës mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Më 25 janar, ministria e Financave, Punës dhe Transfereve kishte pezulluar vendimin e Komunës së Prishtinës për të kryer një këmbim ndërmjet pronës komunale dhe pronës private që dyshohet se është bërë mes ish-klientit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama dhe biznesmenit Rrahman Haradini.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Shqipëria dhe Kosova kanë numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel