Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), pritet që edhe gjatë kësaj jave të vazhdoj dëshminë ish shefi i shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bislim Zyrapi.
Zëdhënësi i DhSK-së, Christopher Bennett, në një përgjigje për Albanian Post ka thënë se mund të rishqyrtohen çështjet e ngritura nga pyetjet e gjyqtarëve.
“Pas marrjes në pyetje të tërthortë të mbrojtjes, vijojnë pyetjet e gjyqtarëve. Pas kësaj ka një ridrejtim kur si ZPS ashtu edhe avokati mbrojtës mund të rishqyrtojnë çështjet e ngritura nga pyetjet e gjyqtarëve. Unë dyshoj se kjo do të zgjasë gjithë javën, por nuk e di saktë”.
Zyrapi, të hënën ka dëshmuar për herë të tetë në Speciale.
Ai dëshminë e tij e ka nisur më 1 korrik.
Më 15 korrik, avokatja Venkatesëari Alagendra, e Jakup Krasniqit e ka intervistuar Zyrapin.
Ai është pyetur nga ajo në Speciale për një dokument i cili është përpiluar nga Salih Veseli.
E që i njëjti është nënshkruar nga ai.
Nga mbi 300 dëshmitarë në total, deri më tani janë dëgjuar 75 prej tyre – shqiptarë, serbë, ekspertë ndërkombëtarë, ish-komandantë e viktima të pretenduara të luftës – kryesisht në seanca të mbyllura për publikun, ndërsa këtë të mërkurë pritet të vazhdojë dëgjimi i dëshmitarit të 75-të.
Ish-presidenti i Kosovës, ish-kryeparlamentarët kosovarë dhe ish-shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV), akuzohen nga e Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) për vrasje të pretenduara, torturë e trajtim mizor në periudhën midis viteve 1998–1999.
Në procesin gjyqësor që nisi më 3 prill 2023, katër ish-drejtuesit e UÇK-së u deklaruan të pafajshëm.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel