Persona të panjohur kanë thyer xhamin në derën e lokalit dhe kanë hedhur koktej molotovi në pastiçerinë “Sharr” në Mitrovicë të Veriut të dielën.
Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veri, Veton Elshani.
“Rreth orës 03:30 ka pasur tentim zjarrvënie në veri të Mitrovicës. Dëme të vogla materiale janë shkaktuar. Për momentin nuk kemi të dyshuar”, tha Elshani për AP.
Ndryshe, në lokalin që është sulmuar, ditë më parë ka qëndruar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla me bashkëpunëtorë, gjatë një vizite që kishte bërë në Veri.
Ndërkaq sipas raportit 24-orësh të policisë, një personi në Zveçan i janë gjetur dhe konfiskuar 78 fishekë të gjuetisë dhe dy këmisha të Policisë së Kosovës
“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit kosovar (i cili nuk ndodhej në shtëpi) kanë gjetur dhe konfiskuar 78 fishekë të gjuetisë dhe dy këmisha të PK-së. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel