Atentati ndaj Gjukanoviç-it, Kryetari i DPS-së: Ishim në dijeni të informacionit, autoritet shtetërore të thonë më shumë
Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Daniel Zhvikoviç, ka thënë se partia që ai drejton ishte në dijeni të detajeve të informacionit se ndaj ish-Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, po përgatitej atentat – informacion ky i ardhur nga Kosova.
“Jemi njohur me detajet, e dimë se për çfarë i referohet. Besoj gjithashtu se autoritetet shtetërore do të mund të thonë më shumë. Nuk na takon ne t’i komentojmë ato detaje dhe t’i komunikojmë gjetjet tona. Ne besojmë se Agjencia Kombëtare e Sigurisë (ANB) dhe autoritetet e tjera shtetërore do të dalin me informacione të sakta”, tha Zhivkoviç në një konferencën për shtyp, transmeton media malazeze “Vijesti”.
Pasuesi i Gjukoanviç-it si kryetar i DPS-së theskoi se “kjo nuk është diçka e re që po ndodh në Mal të Zi”.
Ndryshe, gazeta malazeze “Vijesti”, të shtunën, ka raportuar se ndaj Gjukanoviç-it ishte planifikuar një atentat.
Një burim i afërt me Gjukanoviç-in i ka thënë gazetës malazeze se për planifikimin e një atentati ndaj tij janë informuar nga një ish-zyrtar i lartë ushtarak i Kosovës.
Sipas këtij burimi, zyrtari i lartë ushtarak, i ka njoftuar ata se një grup i organizuar kriminal nga një shtet fqinj po planifikon të kryej një vrasje, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë së një vendi tjetër fqinjë.
Ndërkohë, kabineti i Gjukanoviç-it të shtunën e ka konfirmuar se kanë pranuar një informacion të tillë.
“Ish-presidenti ka pranuar informatën e sipërpërmendur nga zyrtarë të caktuar ndërkombëtarë nga komuniteti i inteligjencës, dhe me atë informacion ai i ka informuar autoritetet shtetërore”, i kanë thënë “Vijestit” nga kabineti.
Nga ky kabinet nuk kanë treguar se nga kush dhe kur e ka pranuar Gjukanoviçi këtë informacion.
Vijesti: Kishte plan për atentat ndaj Gjukanoviç-it, informacionet erdhën nga Kosova
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Zbulohet një diamant 1 mijë karatësh në Botswana
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel