Ministrja e Punëve të Jashtme e Japonisë, Kamikawa Yoko, do të vizitojë Kosovën, gjatë javës së ardhshme, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme të Japonisë.
Vizita e saj në Kosovë është në kuadër të një turne në rajon.
Yoko, përveç se Kosovën do të vizitojë edhe Bosnje e Hercegovinën e Serbinë.
Turneu i saj në Ballkanin Perëndimor do të nis me 15 korrik dhe do të përfundojë më 21 korrik.
Ndryshe ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, gjatë një vizite zyrtare në Japoni në prill të këtij viti, kishte pasur mundësinë ta takojë Yoko-n.
Gjatë takimit ishte diskutuar edhe për raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë, ku Yoko kishte potencuar nevojë e zbatimit të Marrëveshjeve të dala nga procesi i dialogut i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Në takim ishin trajtuar edhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, ku me ç’rast Yoko kishte vlerësuar nevojë që relacionet ndërmjet dy shteteve të forcohen edhe më tej.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel