Një person është në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të plagëve të rënda që ka marrë nga therja me thikë që ka ndodhur në komunën e Pejës.
Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Fadil Gashi.
“Rreth 19:30 policia është njoftuar për një rrahje në rrugën Jeton Dedushaj në Pejë, gjatë përleshjes është përdorur mjeti mprehtë thikë, me që rast një person është therë me thikë dhe është dërguar për trajtim në spitalin rajonal”.
Gashi, ka thënë se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
Ndërsa, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi, konfirmoi për Albanian Post se i plagosuri për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“Një person është plagosur me thikë, për këtë çështje menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes policia dhe prokurori i Krimeve të Rënda. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK për shkak të gjendjes së rëndë”.
Ai ka theksuar se është duke u bërë përpjekje maksimale për ta arrestuar personin e dyshuar.
Ndërkaq, në vendin e ngjarjes janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme sipas institucioneve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel