Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) njëherësh edhe kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka reaguar ndaj miratimit të Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës duke thënë se nga përvoja e tij në të kaluarën ligjet që ishin miratuar kanë qenë në harmonizim me standardet evropiane dhe praktikat demokratike.
“Është absurditet i llojit të vet miratimi i dy ligjeve të djeshme në Kuvendin e Kosovës, në kundërshtim me rekomandimet e BE-së dhe organizatave vendore e ndërkombëtare”.
Sipas Hamzës, “kjo qasje e ka futur Kosovën nën sanksione. Kjo qasje po e largon Kosovën nga rruga e integrimit në BE dhe NATO”.
Ai ka vlerësuar se rendi demokratik, liria e shprehjes dhe drejtësia e pavarur janë vlerat më të çmuara në botën demokratike.
“Kosova duhet t’i mbrojë këto vlera, t’i forcojë këto liri dhe jo t’i cenojë e sulmojë!”, ka shkruar ai në rrjetin social ‘Facebook’.
Pavarësisht sugjerimeve të BE-së dhe KiE-së që projektligji të ndryshohet për të siguruar që ai as të mos minojë pavarësinë e KPM-së e as të mos krijojë mospërputhje ligjore, por të jetë në përputhje me standared evropiane, legjislativi kosovar ka miratuar të enjten projektligjin për KPM-në.
Partitë opozitare – PDK, LDK dhe AAK – kanë lëshuar sallën në momentin që Kuvendi i Kosovës ka votuar kundër që Projektligji për Zyrtarët Publik, ai për Komisionin e Pavarur për Media dhe për Këshillin Prokurorial të Kosovës, të kthehen për ri-shqyrtim Qeverisë së Kosovës, apo Komisionit përkatës.
Projektligjin për KPM-në e patën kundërshtuar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK), duke e cilësuar si tentim të Qeverisë së Kosovës nën udhëheqjen e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për t’i sulmuar mediat online që prodhojnë materiale audio-vizuale, bashkë me kërkesën që të tërhiqet nga kjo tentativë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel