Osmani takon Macron: Zhvillova diskutim përmbajtjesor për të ardhmen euroatlantike të Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në margjinat e Samitit të NATO-s, ka takuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Nëpërmjet një postimi në platformën sociale në Facebook, Osmani, ka njoftuar se gjatë një bashkëbisedimi me Macron është trajtuar “e ardhmja euroatlantike e Kosovës”.
“Diskutim përmbajtësor me Presidentin Macron në Samitin e NATO-s në Washington D.C lidhur me të ardhmen euroatlantike të Kosovës, reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës”.
Osmani përfaqësoi Kosovën në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO, me ftesë të presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ku m ç’rast në përfundim të samitit, ka pasur rastin ta takoi Biden, “të cilin e ka falënderuar për kontributin dhe përkushtimin e tij ndaj Kosovës”.
Pjesëmarrjen në këtë aktivitet të Samitit të NATO-s, Osmani e ka vlerësuar të një rëndësie të veçantë për shtetin e Kosovës.
“Është hera e parë në histori që Kosova përfshihet në një Samit të aleancës së shpresës dhe për këtë u jam mirënjohëse personalisht Presidentit Biden dhe SHBA-ve”, ka theksuar Osmani.
Ndryshe Franca, së bashku me Gjermaninë dhe Italinë, bllokuan anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Shtetet më të rëndësishme të Bashkimit Evropian kërkuan nga Kosova dërgimin e draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, gjë që u refuzua nga ekzekutivi kosovar me arsyetimin se “kërkesa ishte absurde”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel