Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përfaqësuar Kosovën në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO, me ftesë të presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ku m ç’rast në përfundim të samitit, ka pasur rastin ta takoi Biden, “të cilin e ka falënderuar për kontributin dhe përkushtimin e tij ndaj Kosovës”.
Pjesëmarrjen në këtë aktivitet të Samitit të NATO-s, Osmani e ka vlerësuar të një rëndësie të veçantë për shtetin e Kosovës.
“Është hera e parë në histori që Kosova përfshihet në një Samit të aleancës së shpresës dhe për këtë u jam mirënjohëse personalisht Presidentit Biden dhe SHBA-ve”, ka theksuar Osmani.
Iniciativa Compact Ukraine, si aktivitet përmbyllës i Samitit të NATO-s, sipas Osmanit, është pjesë e përkushtimit të NATO-s dhe partnerëve të saj për sigurinë afatgjate të Ukrainës.
“Kjo iniciativë e NATO-s, krijon një arkitekturë gjithëpërfshirëse të sigurisë për t`i forcuar kapacitetet mbrojtëse të Ukrainës”.
Ndryshe një zyrtar i NATO-s ka deklaruar të enjten se aleanca është “shumë e shqetësuar” për situatën e rënduar të sigurisë dhe potencialin e “përkeqësimit të tensioneve” midis Kosovës dhe Serbisë.
Andaj ai ka potencuar se është e nevojshme që Prishtina dhe Beogradi të angazhohen në procesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian (BE) për gjetjen e një zgjidhjeje politike.
“Ne jemi të mendimit që zgjidhja dhe stabilizimi në të ardhmen i situatës së sigurisë do të varet plotësisht nga zgjidhjet politike. E kemi theksuar vazhdimisht nevojën për dialog të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe angazhim konstruktiv diplomatik”, u ka thënë gazetarëve një zyrtar i aleancës në kuadër të samitit të Uashington të Shteteve të Bashkuara (SHBA).
“Po ashtu kemi theksuar nevojën për shmangien e veprimeve të njëanshme që mund të provokojnë incidente sigurie”, ka shtuar ai, teksa ka folur për situatën e sigurisë në Kosovë. “Ne vazhdojmë t’i nxisim të dyja palët që të angazhohen në mënyrë sa më konstruktive, sepse e vetmja zgjidhje e vërtetë e situatës është zgjidhja politike”, ka theksuar ai sipas “Zërit të Amerikës”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Shqipëria dhe Kosova kanë numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel