Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në një intervistë për televizionin 7 të enjten, ka akuzuar rëndë kryeministrin kosovar, Albin Kurti, duke insistuar se ai i shërben agjendës serbo-ruse, por nuk ka dhënë fakte rreth këtij pretendimi. Megjithatë, ai ka përmendur “prishjen” e raporteve me bashkësinë e organizuar ndërkombëtare.
“Sjellja e Kurtit jo vetëm që del nga bindjet tradicionale të besnikërisë ndaj aleatëve, por del edhe nga kontrata ndaj së cilës ka obligime… Unë mendoj që kjo nuk është vetëm një etapë e re e të menduarit politik, por është rezultat i punës së mirë të kundërshtarëve të Kosovës… Kurti dhe një pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) janë shërbëtorë të Serbisë e Rusisë”.
Kjo nuk është hera e parë që Haradinaj e akuzon kreun e ekzekutivit kosovar për “tradhti” ndaj interesave kombëtare të Kosovës, posaçërisht sa i përket rrjedhës aktuale në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE).
Një javë më parë, kreu i AAK-së e quajti Kurtin “mashtrues ordiner” që devijoi rrugën e Kosovës nga anëtarësimi në BE dhe NATO. Në të kaluarën, ish-kryeministri i Kosovës ka ngritur gjithashtu pretendime se lideri i LVV-së ka qenë në një lidhje të gjatë dashurie me vajzën e një ish-ministri serb.
Haradinaj vazhdimisht po i thotë Kurtit se “është njeri i Serbisë”, pse kryeministri s’po i reagon?
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel