Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimit me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer, e ka falënderuar atë për vendimin që t’i vazhdohet mandati kontingjentit të trupave zvicerane në Kosovë në kuadër të KFOR-it.
“Kryeministri Kurti falënderoi shtetin e Zvicrës për mbështetjen e vazhdueshme, rolin që ka luajtur sidomos përgjatë tri dekadave të fundit, dhe për vendimin për t’ia vazhduar mandatin Swisscoy-it, kontingjentit të trupave zvicerane në Kosovë në kuadër të KFOR-it, deri në vitin 2026”, thuhet në komunikatë për media.
Çështje diskutimi ka qenë edhe mërgata e Kosovës në Zvicër.
Për të cilen Kurti tha se Qeveria është e interesuar dhe e angazhuar për përfshirje dhe kontribut sa më të madh të saj në zhvillim ekonomik të Kosovës.
“Kryeministri veçoi shembullin e konsorciumit “Orllati” nga mërgata në Zvicër, i cili doli fitues në ankandin e parë të energjisë solare dhe që planifikon investim prej 70 milionë euro. Ai shtoi se në Kosovë ka edhe shumë kompani zvicerane të suksesshme, duke e bërë atë destinacion të leverdishëm edhe për kompani tjera nga Zvicra”.
Nussbaumer, ka kërkuar nga Kosova që të vazhdojë të ushtrojë sovranitetin e saj pavarësisht pengesave që u dalin përpara.
“Një zgjedhje për shtetin e Kosovës, është që të vazhdojë sovranitetin e saj dhe të vazhdojë rrugën e saj drejt rrugëve evropiane”, deklaroi ai.
Ai në një konferencë të përbashkët me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, ka theksuar se është tejet e rëndësishme që Kosova të ketë paqe edhe në pjesën veriore.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel