“Mrekulli, faleminderit Kosovë”, ka thënë Nevzad Lutfiu, pasi që Qeveria e Kosovës ka ndarë mbi një mijë bursa për studentët shqiptarë nga Lugina e Preshevës.
Këto komente, Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh) në Serbi i ka bërë përmes një postimi në Facebook.
Ai ka theksuar se ekzekutivi kosovar ka miratuar kërkesën (vendimin) e Këshillit Kombëtar Shqiptar, derisa ka bërë me dije se 1 mijë 234 familje shqiptare nga Lugina do të përfitojnë.
“500 euro do t’i ndahen studentëve të vitit të parë. 600 euro studentëve me notë mesatare nga 6 deri 8. 700 euro studentëve me notë mesatare nga 8 deri 10”, njoftoi Lutfiu.
Pos këtyre, kreu i KKSH-së tregoi se 500 euro do t’i përfitojë secila familje shqiptare që i ka 3 fëmijë në procesin edukativo-arsimor dhe nxënësit pa asnjë prind ose vetëm me një prind(prindi/ërit i/e të cilëve kanë vdekur).
“Falënderoj administratën e KKSH-së, komisionin vlerësues dhe ankimor për punën e bërë. Krenari”, ka përfunduar Lutfiu.
Edhe në maj, qeveria kishte ndarë mbi 10 mijë euro për një delegacion shqiptar nga Lugina për vizitë në Gjemani, në të cilën u kishin treguar zyrtarëve gjermanë diskriminimin sistematik që Serbia e bën ndaj shqiptarëve etnikë.
Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, shqiptarët janë pakica e katërt më e madhe në Serbi, përkatësisht në këtë shtet jetojnë 61 mijë e 687 shqiptarë.
Por, shqiptarët që jetojnë në Serbi, siç paraqitet pothuajse në të gjitha raportet prestigjioze ndërkombëtare, përbëjnë komunitetin më të shtypur në rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe jo vetëm.
Madje, së fundmi, një nga çështjet që është ngritur edhe në Kongresin Amerikan, por edhe nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, është pasivizimi i adresave që Serbia po ua bën shqiptarëve.
Të gjithë liderët politikë atje kanë kërkuar njëzëri që çështja e tyre të bëhet pjesë e dialogut Kosovë-Serbi, por deri më tani, nga pushteti në Prishtinë nuk është parë një kërkesë e tillë.
Politikanët shqiptarë atje dënohen çdo vit nga Gjykatat serbe vetëm e vetëm pse ngrisin flamurin shqiptar në ndërtesat e komunave që banohen me shumicë shqiptare apo zyrat e Këshillit Kombëtar Shqiptar për 28 nëntor, ditën e pavarësisë së Shqipërisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel