Edhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, njëjtë si krerët e shtetit ka thënë se institucionet e sigurisë duhet të jenë “syçelë”, meqë ka theksuar se Serbia vazhdon të përbëjë kërcenim për Kosovën për shkak të blerjes së vazhdueshme të armatimit.
“Serbia vazhdon të jetë kërcënim për Kosovën, për shkak të blerjes së armatimit që ata e bëjnë vazhdimisht për të na kërcënuar. Ne duhet të jemi syçelë dhe të armatosur që ta mbrojmë vendin”, tha Aliu pasi u pyet nga gazetarët në një konferencë për media.
“Sa herë që ne mendojmë që mund të jemi të kërcënuar dhe punojmë në forcimin e ushtrisë e evitojmë mundësinë e luftës”, shtoi ministri Aliu.
Krerët e shtetit, kohët e fundit, gati në çdo paraqitje publike, kanë përmendur rrezikun e një sulmi të mundshëm nga ana e Serbisë dhe mundësinë e përsëritjes së një skenari të ngjashëm si ai më 24 shtator në Banjë të Zveçanit.
Së fundi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për prestigjiozen amerikane, CNN, ka potencuar se “Serbia është shumë agresivë ndaj Kosovës”.
“Fillimisht duke mos e njohur si shtet të pavarur, krahas kësaj është e angazhuar në luftë hibride dhe bën stërvitje ushtarake në kufi”, i tha ai gazetares britaniko-iraniane, Christiane Amanpour.
Duke nënvizuar faktin se Serbia ka 48 baza operative përgjatë kufirit me Kosovën, Kurti potencoi se Beogradi është “në pritje të një dritareje të re të mundësive”.
“Ajo çfarë kërkojmë nga partnerët perëndimorë është që t’i bëjnë presion Beogradit që t’i tërheqin këto baza, që secila që ka 50-150 ushtarë, oficerë me pajisje, municion dhe armatim ushtarak ruse, por edhe atë kinez”, ka shtuar ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel