Ambasadori i Hungarisë prezanton agjendën e presidencës hungareze të BE-së para përfaqësueve të bllokut në Kosovë
Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Béla Bozsik, prezantoi të mërkurën programin e presidencës hungareze të Këshillit të Bashkimit Evropian (BE) para përfaqësuesve të shteteve anëtare të BE-së në Kosovë.
Hungaria do të udhëheq Këshillin e BE-së për gjashtë muajt e ardhshëm, ndërsa qeveria hungareze synon rritjen e konkurrencës, forcimin e politikës së mbrojtjes, zgjerimin dhe frenimin e migracionit të paligjshëm.
Megjithatë, pritjet janë që aplikimi i Kosovës, në fund të vitit 2022, për t’u anëtarësuar në bllokun evropian, të mos shqyrtohet as gjatë presidencës hungareze, kryesisht për shkak të qasjes aktuale armiqësore të Hungarisë.
E gjashtë muajt e ardhshëm mund të jenë sfidues për Kosovën, duke marrë parasysh se kryeministri nacionalist i krahut të djathtë, Viktor Orban, në disa raste ka vënë në pikëpyetje mbështetjen ndaj vendit të vogël.
Ndryshe, roli i presidencës është të caktojë agjendën e Këshillit të BE-së dhe të kërkojë konsensus midis shteteve anëtare. Kjo do të thotë se pavarësisht prioriteteve të Hungarisë, por edhe trashëgimisë kontraverse të Orbanit, aftësia për të shkaktuar telashe serioze jashtë pritet të jetë e kufizuar.
Çfarë “zararesh” mund të presë Kosova nga presidenca hungareze e BE-së?
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel