Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shprehur gatishmëri për ta vazhduar bashkëpunimin me Komandën e Ushtrisë Amerikane.
Ai së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari, gjatë pjesëmarrjes së tij në ceremoninë e ndërrimit të komandës së Grupit Mbështetës të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara për zonën e Ballkanit e ka vlerësuar si “të shkëlqyer” bashkëpunimin deri tani.
“Shprehim gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer që ekziston ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me Komandën e Ushtrisë Amerikane, partneritet ky i ndërtuar ndër vite me besim të ndërsjellë dhe angazhim të përbashkët për ruajtje të paqes në vend dhe rajon”, ka shkruar ai në rrjetin social ‘Facebook’.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në një intervistë për Albanian Post të enjten, ka thënë se autoritetet kosovare, pavarësisht mospajtimeve, do ta respektojnë marrëveshjen, por ka shtuar se – megjithatë – janë në pritje të “kohës së përshtatshme” për ta rishqyrtuar validitetin e këtij zotimi, të cilin, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mënyrë të vazhdueshme e kritikon.
“Pavarësisht mospajtimeve, ashtu sikurse kryeministri, unë dhe të gjitha strukturat në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, janë të vendosur të respektojnë zotimin e institucioneve të Kosovës. Në një kohë të përshtatshme dhe në sinkronizim me NATO-n, besoj që do të diskutohet nevoja për vazhdimin e validitetit të këtij zotimi”, ka theksuar Maqedonci.
Maqedonci ka deklaruar gjithashtu se FSK-ja në vazhdimësi përgatitet dhe trajnohet në rast të ndonjë sulmi nga jashtë, eventualisht nga grupe që financohen nga Serbia, sikurse ndodhi vitin e kaluar në Banjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në Veri të Kosovës, por njëkohësisht respekton faktin se KFOR-i është përgjegjës për ruajtjen e paqes.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel