Gjatë dy muajve të fundit, kompania hapësinore e Elon Musk-ut, SpaceX, ka arritur të grumbullojë në financimin e kapitalit rreth 1.16 miliardë dollarë.
Agjencia e lajmeve, Reuters, tregon se kjo paraqitje e kompanisë vjen pasi zbuloi në muajin shkurt se mblodhi rreth 850 milionë dollarë, të cilat pretendohet se e ngritën vlerësimin e kompanisë në 74 miliardë dollarë.
Sipas PitchBook, sigurues i të dhënave financiare, në raundin më të madh të saj të mbledhjes së fondeve, i cili ishte në muajin gusht, SpaceX, arriti të mblidhte 1.9 miliardë dollarë.
Një prototip i raketës Starship të SpaceX-it, SN9, shpërtheu në muajin shkurt gjatë zbritjes së tij përfundimtare. Ngjashëm ndodhi edhe me SN8-ën më parë.
SN9-a përbënte një model provë, i cili po zhvillohej për të transportuar njerëz në misionet e ardhshme në hënë dhe në planetin Mars. Prototipi pritej të mbante 100 tonë ngarkesë.
Komiteti i Transportit dhe i Infrastrukturës, i Dhomës së përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë pas ngjarjes muajin e kaluar se po hetonte një lëshim hapësinor komercial të SpaceX-it. Kjo pasi rregullatorët kishin përcaktuar shkelje të kërkesave të sigurisë amerikane dhe licencës së tij të provës.
Mirëpo, edhe Musk-u gjatë muajit të kaluar ka njoftuar se para vitit 2030 do të ulë raketat e tij Starship në planetin Mars.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Nga iPhone i parë në iPhone 16 – Si ka ndryshuar telefoni inteligjent që ndryshoi botën?
-
Paralajmërimi i Einstein në vitin 1930: Mos e përdorni teknologjinë nëse nuk e kuptoni
-
Çipat AI të Nvidia janë më të lira për t’u marrë me qira në Kinë sesa në SHBA
-
Aksionet e gjigantit amerikan të çipave Nvidia bien afro 10%
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel