Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha dhe këshilltarja ligjore, Flutura Kusari, kanë kërkuar nga partia në pushtet – Lëvizja Vetëvendosje, që të mos e votojnë projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media.
“Ne e ftojmë Lëvizjen Vetëvendosje që të mos e votojë këtë projektligj që shkelë standardet e Këshillit të Evropës dhe kërkojmë që draftimi i tij të bëhet përmes një grupi të gjerë punues që përfshinë ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe industrisë së medias. Ne shprehim gatishmërinë tonë që të ndihmojmë procesin e draftimit me synimin për një ligj për media që është në pajtim të plotë më standardet evropiane”.
Përmes një konferencë për media para Kuvendit të Kosovës, Kusari dhe Rexha kanë theksuar se projektligji për KPM-në s’është i qartë dhe krijon “pasiguri juridik duke tentuar që të kapet politikisht”.
“Përmes tij, ndër të tjera, pritet të kapet politikisht Komisioni i Pavarur për Media dhe mediat online do t’i nënshtrohen një rregullimi kaotik që nuk do të funksionojë në praktikë. Nëse aprovohet projektligji, pluralizmit medial si një arritje dhe vlerë që e dallon Kosovën nga rajoni do të rrezikohet seriozisht”.
Teksa, kanë potencuar se Komisioni për Media i Kuvendit e ka trajtuar projektligjin në një shpejtësi të madhe.
“Pa përfshirje të shoqërisë civile ndërsa opozita përgjithësisht ka qenë e painteresuar në procesin e draftimit dhe nuk ka ofruar alternativa tjera nga ajo çfarë ka propozuar pushteti”, thuhet në komunikatë.
Ngjashëm siç pësoi Kosova në indeksin e lirisë së mediave të Reporterëve pa Kufij, duke rënë 19 vende në krahasim me vitin paraprak – miratimi i këtij ligji vetëm do të shënonte aspekte negative për Kosovën në këtë drejtim.
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media, të mërkurën, ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës “nuk i ka marrë parasysh komentet” e Unionit për Projektligjin për Zyrtarët Publik, atë për Komisionin e Pavarur për Media dhe për Këshillin Prokurorial të Kosovës – të cilët pritet të shqyrtohen në Kuvendin e Kosovës.
Sipas Zyrës së BE-së, komentet e bllokut kanë pasur për synim përmirësimin e këtyre projektligjeve dhe kalibrimin e tyre me standardet dhe praktikat më të mira evropiane.
BE-ja, Qeverisë: S’morët parasysh komentet tona për disa projektligje, jemi të shqetësuar
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel