Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar në Berlin një takim me përfaqësues të Diasporës shqiptare në Gjermani.
Figura të suksesshme në fusha të ndryshme, sipërmarrës, mjekë, artistë, arsimtarë dhe aktivistë të organizatave të të rinjve, e njohën Kreun e Shtetit me përvojat e tyre të bashkëpunimit me komunitetin shqiptar dhe qytetarët gjermanë.
Presidenti Begaj shprehu përgëzime për arritjet e gjithësecilit dhe vlerësoi arritjet e tyre personale, të cilat i quajti krenari kombëtare.
Gjithashtu ftoi sipërmarrësit shqiptarë të ndihmojnë më shumë për kauzat ë shqiptarëve, në veçanti për mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët e emigrantëve shqiptarë, apo të diasporës së re siç konsiderohet tashmë komuniteti i të ikurve pas viteve ‘90 në shtetet evropiane.
Presidenti vlerësoi po ashtu nismat e ndërmarra për hapjen e shkollave shqipe vullnetarizmin e mësuesve të gjuhës shqipe, dhe nxiti forcimin e këtij bashkëpunimi në mënyrë që brezat e ardhshëm krahas gjuhës gjermane dhe integrimit me kulturën vendase ku jetojnë, të mos harrojnë gjuhën amtare dhe identitetin kombëtar.
Për sa i përket ndërveprimit mes të rinjve, Presidenti vlerësoi iniciativat e studentëve që shkollohen në universitetet e Gjermanisë, ndërsa u shpreh se Shqipëria i mban gjithmonë dyert hapur për ata që duan të kthehen dhe të investojnë në vendlindje, dijet e marra në Perëndim.
Ky takim u koordinua nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Berlin.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Policia ngre alarmin për disa “mesazhe mashtruese” që vjedhin llogaritë e mediave sociale
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Gonzato thotë se korrupsioni mbetet ndër tre shqetësimet themelore për rininë shqiptare
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel