Ushtari britanik që negocio me rusët për Aeroportin e Prishtinës: Mendova se do të isha dëshmitar i Luftës së Tretë Botërore
Kosova të mërkurën e 12 qershorit shënon 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit, kur trupat paqeruajtëse të NATO-s (KFOR-i) hynë në Kosovë pas fushatës ajrore të Aleancës së Veri-Atlantikut kundër caqeve ushtarake e policore serbe në Kosovë dhe Serbi.
Fushata bombarduese e NATO-s, që zgjati 78 ditë, përfundoi më 10 qershor 1999, pas miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).
Rezoluta 1244 vendosi në Kosovë administratën e përkohshme të OKB-së, UNMIK, për të administruar me vendin, për një periudhë transitore deri në ngritjen e kapaciteteve vendore dhe zgjidhjen e statusit të Kosovës.
Ajo, po ashtu, siguroi bazën ligjore për vendosjen e 50 mijë trupave paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja (KFOR-in).
Edhe Rusia synonte një sektor të vetin në Kosovë, të pavarur nga NATO-ja. Dhe, natën mes 11 dhe 12 qershorit, 1999, një kontingjent prej rreth 200 ushtarësh rusë u shkëput nga misioni paqeruajtës SFOR në Bosnje dhe Hercegovinë, e zëvendësoi shkronjën “S” me “K” për ta bërë KFOR, dhe u nis drejt Kosovës.
Në mesin e trupave të NATO-s të cilët u futën në Kosovë ishte edhe ushtaraku britanik, Martin Browning.
Browning, tash nënkolonel i Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar, sjell ndërmend për Albanian Post një ndër momentet më vendimtare që trasoi rrugën e Pavarësisë së Kosovës – rimarrjen e Aeroportit të Prishtinës i okupuar nga ana e Ushtrisë së Rusisë.
I pari i cili u zgjodh për të dialoguar me rusët ishte pikërisht, Browning, i cili ndërsa rrëfen ato momente, thotë për AP se “situata ishte e tensionuar dhe për një kohë të shkurtër, mendova se mund të isha dëshmitar i fillimit të Luftës së Tretë Botërore”.
“Një makinë e blinduar ruse (BTR) kishte bllokuar hyrjen në kullën e kontrollit, më thanë të shkoja t’i kërkoja të lëviznin. I pyeta me mirësjellje, por më thanë jo! Pak kohë më vonë ndodhi një incident, ekuipazhi i BTR-së karikoi armët gati për gjuajtur dhe drejtoi mitralozin e rëndë të BTR-së në automjetet e blinduara britanike”, tregon ai për AP.
Sipas tij situata u de-përshkallëzua, pasi gjenerali Mike Jackson filloi negociatat me komandantin rus.
“Fillimisht gjenerali Jackson u përpoq të krijoi një raport me rusët, pas një kohe ai hapi një shishe me uiski skocez dhe negociatat filluan. Vetëm kur rusëve u mbaruan uji dhe karburanti, ata lejuan hyrjen. Ata nuk mund të rifurnizoheshin sepse plani i tyre për të fluturuar në Prishtinë ishte bllokuar nga vendet përreth duke mos i dhënë hapësirë ajrore avionëve ushtarakë rusë”.
Me hyrjen e trupave ndërkombëtare u mundësua edhe kthimi në Kosovë e më shumë se 800 mijë refugjatëve.
Për nder të Ditës së Çlirimit, të mërkurën, do të mbahet edhe një seancë solemne në Kuvendin e Kosovës.
Gjithashtu, të mërkurën, Forca e Sigurisë së Kosovës do të organizojë një parakalim në sheshin kryesor të kryeqytetit.
Në këtë parakalim pritet të marrin pjesë rreth 1 mijë e 500 pjesëtarë të FSK-së.
Ndryshe të hënën në Kosovës qëndroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair. Ky i fundit mbajti edhe një fjalim në një seancë solemne në Kuvendin e Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel