Totaj kritikon Kurtin që s’e ftoi Ramën në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit: Liderëve u duhet vizion, jo agjenda përjashtuese
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës e cila nuk i ka bëri ftesë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për të marrë pjesë në shënimin e 146-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit që u mbajt të hënën në oborrin e muzeut në këtë qytet.
“Është pasojë e relacioneve jo të mira mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama. Meqë Lidhja e Prizrenit është gjithëkombëtare Kurti do duhej të ishte gjithëpërfshirës dhe do duhej të kishte ftuar Ramën”, tha Totaj në një bisedë për Albanian Post.
I pari Prizrenit ka theksuar se liderët do duhej të udhëhiqen me vizion, e “jo me agjenda përjashtuese dhe të limituara”.
Pos kësaj, ai ka theksuar se edhe ftesa nga ekzekutivi për të kishte ardhur me vonesë për të marrë pjesë në ngjarjen që u mbajt në komunën që e drejton qe tri vite.
“Edhe neve na kanë ftuar në telefon, në kemi kërkuar ftesë formale zyrtare përmes e-mailit. Disa ditë nuk kishte reagim, pastaj ditën e fundit të punës gjatë javës, kanë dërguar ftesë përmes e-mailit”, shtoi Totaj.
Ndryshe të hënën, zyra e Kurtit ka njoftuar se ky i fundit nuk do të takohet me homologun e tij nga Shqipëria, Edi Rama, i cili ka qëndruar për vizitë zyrtare në Prishtinë.
“Në bazë agjendës së deritanishme, duket që në Prishtinë, Kryeministri i Shqipërisë, Rama, po i takon ata me të cilët konsideron që ka nevojë t’i rregullojë raportet”, thuhej në një përgjigje për A2 CNN nga zyra për media e Kurtit.
Po ashtu në përgjigje theksohej se Kurti i ka dërguar ftesë Ramës që të marrë pjesë në aktivitetet që shënojnë 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës më 12 qershor, por si përgjigje kanë marrë “një refuzim”.
“Kryeministri Rama, përkatësisht zyra e tij, na ka njoftuar që nuk do të mund të jetë i pranishëm me 12 qershor. Ai është i mirëseardhur që t’i bashkëngjitet aktiviteteve të agjendës shtetërore”.
Edhe në korrik të 2023-së, kur Rama po qëndronte për vizitë zyrtare në Prishtinë, Kurti kishte refuzuar ta takojë atë.
Në atë periudhë, Kurti kishte refuzuar të takohet me Ramën për shkak se kryeministri i Shqipërisë kishte anuluar mbledhjen mes dy qeverive për shkak te tensioneve në Veri të Kosovës.
Ndryshe nga Kurti, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim kryeministrin Rama këtë të hënën.
Kryeministri shqiptar ka qenë i pranishëm edhe në konferencën “Rugova dhe Perëndimi” të mbajtur këtë të hënë në Prishtinë në nder të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit.
Një ditë më parë, Ramës i është dhuruar “Çelësi i qytetit” nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel