(Ky lajm është përditësuar)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi” për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Osmani dhe Rama do të zhvillojnë një takim me dyer të mbyllura, ndërsa mediat janë lejuar të marrin pamje para objektit të Presidencës së Kosovës në Prishtinë – nuk është paraparë të mbahet ndonjë konferencë për shtyp.
“Bashkë, për t’i shënuar momentet më të rëndësishme të historisë së popullit tonë! Mirë se erdhe Kryeministër. 25 vjet liri!”, shkroi Osmani në një postim në platformën “X” para pak çastesh, derisa publikoi një fotografi.
Pas këtij takimi, presidentja kosovare do ta presë ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, Tony Blair, ndërsa kryeministri shqiptar do të takohet me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, ku do t’i ndahet “Çelësi i Qytetit”.
Në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, janë paraparë disa aktivitete. Kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë solemne, ku deputetëve do t’u adresohet ish-kryeministri britanik – një prej protagonistëve kryesorë të luftës ajrore të NATO-s kundër ish-Republikës Federale të Jugosllavisë (RFJ).
Për kosovarët, nata mes 11 e 12 qershorit, shënon ditën e lirisë – kur tankset britanike “Challenger” në rrugë tokësore dhe “Apache”-t amerikanë përmbi qiell, filluan marshimin në Kosovë. Bombardimet e NATO-s mbi Serbinë përfunduan pas 78 ditëve, lufta në Kosovë pas 14 muajve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel