Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar Ligjin për Organizimin e Ministrive në Qeverinë e re.
Pro këtij ligji ishin 88 ligjvënës, ndërsa kundër 22.
Ligji parasheh që prej 16 ministrive sa janë aktualisht, ky numër të ngritët në 20 ministri.
Për ndryshimet e propozuara nga mandatari për kryeministër, Hristijan Mickoski, votuan edhe deputetët e opozitës shqiptare – Frontit Evropian – duke iu mundësuar partive të shumicës, VMRO DPMNE-së dhe koalicionit VLEN sigurimin e dy të tretave të votave
Miratimi i ndryshimeve i hap rrugën formimit të Qeverisë së re mes VMRO DPMNE-së, koalicionit VLEN dhe lëvizjes ZNAM.
Mbështetja e Ligjit nga opozita shqiptare u bë në këmbim të formimit të një komisioni ad hoc në Kuvend, për mbikëqyrjen e përfaqësimit të drejtë të etniteteve në institucione.
Ndryshimet e miratuara kanë të bëjnë kryesisht me sektorët e ekonomisë dhe të administratës, por edhe të tjerë.
Nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë do të formohen dy ministri, njëra për Digjitalizim dhe tjetra për Administratë.
Nga Ministria e Ekonomisë do të formohet Ministria e Ekonomisë dhe Punës, ndërsa sektori i energjetikës, që funksiononte në kuadër të Ekonomisë, do të bëhet Ministri për Energjetikë dhe Miniera.
Do të ketë edhe Ministri për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinj, pastaj Ministri për Kulturë dhe Turizëm, si dhe Ministri për Sport.
Në anën tjetër Mickoski tha se përbërjen e re të Qeverisë do ta paraqesë për votim në Kuvend menjëherë pas votimit të Ligjit për Organizimin e Ministrive.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Latifi: Qeveria e re në Maqedoni të Veriut ka zgjedhur të afrohet me Serbinë
-
Kandiç: Mbyllja e institucioneve paralele të Serbisë në Kosovë s’është “terror” i Kurtit
-
“Shqiptarët e Luginës do refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi”, Mustafi: Sulmi terrorist në Banjë tregoi kush synon agresionin
-
Vulin kërkon mos anëtarësim të Serbisë në BE nëse kërkohet njohja e Kosovës
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel