Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka paralajmëruar sërish që Kosova vazhdon të jetë e rrezikuar nga Serbia dhe që duhet të ballafaqohet me ato që vijnë.
Maqedonci, ka deklaruar se Kosova duhet të jetë e përgatitur për çdo situatë.
“Përderisa ekziston vullneti politik në Serbi që Kosovën ta sheh si pjesë të saj nuk përjashtohet asgjë dhe derisa mungon vullneti i institucioneve, në veçanti lidershipi politik në Serbi për të nënshkruar në tersi marrëveshjen dhe për t’u qasur dialogut me seriozitet, besoj se ky rrezik nuk ka kaluar”.
“Prandaj ne duhet si vend të përgatitemi jo vetëm të ballafaqohemi me ketë rrezik, por me të gjitha rreziqet që mund të cenojnë integritetin territorial dhe rendin kushtetues”, ka thënë Maqedonci në emisionin “Frontal”.
Teksa, ka vlerësuar se Kosova është e gatshme të përballet me çdo gjë.
“Ushtria jonë është e gatshme për t’u përballur me çdo rrezik dhe kërcënim që I bëhet territorit të vendit tonë”, ka thënë Maqedonci.
Megjithatë, sipas tij, edhe ushtra e Kosovës përgatitet gjithmonë sipas detyrave për ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës duke thënë se për këtë “s’kanë kufizime”.
“Ne përgatitemi gjithmonë, sepse detyre kryesore kemi ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit territorial. Për këtë s’kemi kufizime. Ne kemi kufizime në aspektin e koordinimit paraprak, por jo të veprimit në tërë territorin e Kosovës. Prandaj, vlerësoj që të gjitha institucionet, në veçanti ushtria e Kosovës, është e gatshme për t’u përballur me çdo kërcënim dhe rrezik që i kanoset Kosovës”.
Ministri ka shprehur gatishmërinë e tij për të qenë kandidat për deputet në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel