Kosova dhe Turqia, të martën, kanë nënshkruar Deklaratën e Përbashkët për Themelimin e Komisionit të Përbashkët Ekonomik dhe Tregtar (JETCO).
Kështu të paktën ka bërë të ditur ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Sipas saj ky Komision i Përbashkët do të krijojë një platformë për konsultime të rregullta, duke mundësuar gjetjen e “mënyrave të reja dhe moderne për të përmirësuar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar ndërmjet Kosovës dhe Turqisë”.
Rozeta nëpërmjet një postimi në platformën sociale, Facebook, ndër të tjera ka njoftuar se në Ankara ka takuar homologun turk, Omer Bolat, me të cilin kanë biseduar për zbatimin e gjertanishëm të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me Turqinë, që është në fuqi që nga viti 2019.
“Me synim përmirësimin e bilancit tregtar dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare, me Ministrin Bolat u pajtuam për rishikimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë në mes Kosovës dhe Turqisë, si dhe për lansimin e Negociatave për Tregtinë e Shërbimeve, sipas parimeve të Marrëveshjes së Përgjithshme mbi Tregtinë e Shërbimeve të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT/ GATS)”, ka shtuar ajo.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel