Ministria e Drejtësisë nëpërmjet një komunikate për media të martën ka njoftuar se ka nisur punën për hartimin e Projektligjit kundër Femicidit, iniciativë kjo, sipas tyre, e para në rajon, e cila ka për qëllim fuqizimin e legjislacionit të Kosovës me dispozita të qarta dhe të ashpra kundër femicidit.
Në komunikatë theksohet se takimi i parë i Grupit Punues për hartimin e këtij projektligji është kryesuar, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.
“Duhet të ketë ashpërsim të dispozitave ligjore, masa të rrepta për parandalimin e femicidit duke krijuar mekanizma për identifikim dhe ndjekje të rasteve të dhunës ndaj grave si dhe të parashikohet mbrojtje dhe mbështetje për gratë që janë në rrezik”, ka thënë Sallahu, thuhet në komunikatë.
Ligjet në Kosovë, sipas Sallahut, duhet të përcaktojnë qartë femicidin si një krim të veçantë dhe të parashikojnë dënime të rënda për autorët e tij.
“Nuk mund të lejojmë që krimet kundër grave të trajtohen me tolerancë apo paqartësi juridike. Çdo akt dhune kundër grave duhet të ndëshkohet me të gjithë forcën e ligjit”, ka shtuar ai.
Që një gjë e tillë të ndodhë, sipas Sallahut sistemi gjyqësor duhet të jetë i paanshëm dhe i vendosur.
“Sistemi gjyqësor duhet të sigurojë drejtësi për viktimat dhe të mbajë përgjegjës ata që kryejnë këto krime të tmerrshme sepse sipas tij nuk mjaftojnë vetëm ligje të mira në letër por edhe zbatim i tyre në praktikë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Shqipëria dhe Kosova kanë numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel