Haradinaj akuzon Kurtin për tradhti të besimit qytetar: AAK-ja dhe NISMA do t’ua rikthejnë shpresën
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, nëpërmjet një postimi në “Facebook” të dielen, duke njoftuar për pjesëmarrjen në shënimin e 24-vjetorit të themelimit të AAK-së në Klinë, akuzoi kreun e ekzekutivit kosovar, Albin Kurti, për tradhti të besimit qytetar, ndërsa premtoi se koalicioni që udhëheq do t’ua rikthejë shpresën njerëzve.
“Aleanca me partnerët e koalicionit ka ofruar një alternativë qeverisëse për ta bërë të mundur ndryshimin e madh për të cilin ka nevojë Kosova, një qeverisje me vizion për rikthimin e shpresës, për orientimin e vendit drejt prosperitetit e integrimit euro-atlantik”, shkroi ai, duke theksuar se qeveria e drejtuar nga Lëviza Vetëvendosje (LVV) solli të kundërtën e asaj që premtoi.
“Sot kemi një qeveri që po e dëmton shtetin, qeveri e cila e ka tradhtuar besimin e secilit qytetar, pasi e solli të kundërtën e asaj që ka premtuar, duke e futur vendin në varfëri e qytetarët në zhgënjim të thellë”, shtoi ndër të tjera Haradinaj, ndërsa qytetarët e Klinës i siguroi se AAK-ja është gjithmonë e vendosur që Kosovën ta anëtarësojë në aleancën ushtarake të NATO-s.
Ndryshe, partitë politike kanë filluar të mobilizohen për shkak të mundësisë së zgjedhjeve të jashtëzakonshme pak muaj para përfundimit të mandatit të Qeverisë së Kosovës nën drejtimin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV). Mandati i ekzekutivit aktual kosovar përfundon në fillim të vitit 2025, por partitë opozitare ka kohë që kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Haradinaj vlerëson se koalicioni AAK-NISMA është “shpresa e vetme” kundër “qeverisë anti-shtet”
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel