LVV-ja pretendon se “pamja sot është krejt ndryshe” në Zveçan, në njëvjetorin e trazirave në veri të Kosovës
Lëvizja Vetëvendosje (LVV), në një vjetorin e trazirave në veriun e trazuar të territorit, ku serbët lokalë u ngritën në rezistencë të dhunshme në përpjekje për të ndalur aksionin e Policisë së Kosovës për t’ua mundësuar kryetarëve të rinj shqiptarë qasjen në objektet komunale në këtë zonë, vlerësoi se nuk ka tjetër alternativë pos ruajtjes së sovranitetit e integritetit territorial.
Duke kujtuar ditën kritike të 29 majit të vitit të kaluar, partia në pushtet kujtoi edhe plagosjen e mbi 90 ushtarëve të Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR) në përleshjet që shpërthyen para objektit të komunës së Zveçanit.
“Sot u bë një vit kur grupe kriminale të organizuara dhe dirigjuara nga Serbia me qëllim moslejimin e ushtrimit të detyrës zyrtare të katër kryetarëve në veri sulmuan Policinë e Kosovës, ushtarët e KFOR-it dhe gazetarët e pranishëm. Në Zveçan para objektit të komunës me 29 maj janë plagosur mbi 90 ushtarë të KFOR-it prej tyre dhjetëra me pasoja të përhershme”.
“Insistimi i institucioneve të Republikës së Kosovës ka bërë që atje sot pamja të jetë krejt ndryshe sepse nuk ka tjetër alternativë pos zbatimit të kushtetutshmërisë, ligjshmërisë dhe kësisoj ruajtjes së sovranitetit e integritetit territorial. Një vit pas, komuna e Zveçanit funksionon, me kryetar, me stemën e flamurin e Republikës së Kosovës”, vlerësoi partia në pushtet.
Megjithatë, përveç se udhëheqja atje nuk gëzon as autoritet, as legjitimitet popullor, sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian (BE) kundër Kosovës në qershor të vitit të kaluar për shkak të shpërthimit të dhunës në pjesën veriore të territorit që banohet kryesisht me serbë etnikë – për të parën herë qysh nga shpallja e pavarësisë – zor se mund të injorohen.
Tensionet në veri të Kosovës nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të katër komunave veriore – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – nën asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale mes kundërshtimit të serbëve lokalë, zëmërimi i të cilëve shpërtheu në dhunë duke lënduar rëndë pjesëtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel