Finalja e Kupës së Shqipërisë për vajza Partizani – Apolonia do të luhet të shtunën në “Shtëpinë e Futbollit” në orën 18:00.
Dy skuadrat më të mira të këtij edicioni do të përballen së bashku për trofeun e 15-të në histori të Kupës së Shqipërisë.
Apolonia siguroi finalen e Kupës së Shqipërisë pasi mundi Gramshin, teksa tani fieraket do të luajnë finalen e dytë të sezonit, pas asaj të “Final Four” ku u mundën nga Vllaznia. Tani Apolonia do të synojë ta mbyllë sezonin me trofe.
Në anën tjetër Partizani mbërriti në finalen e Kupës së Shqipërisë pasi eleminoi Tiranën. Vajzat e kuqe triumfuan edhe në finalen e vogël po ndaj Tiranës për vendin e tretë/katërt duke i rrëmbyer vajzave bardheblu vendin e tretë në renditje. Tani vajzat e kuqe do të kërkojnë të kurorzojnë sezonin e mirë me fitimin e Kupës së Shqipërisë.
Hyrja për tifozët në “Shtëpinë e Futbollit” për finalen e Kupës së Shqipërisë për vajza Partizani – Apolonia do të jetë falas.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel