Egnatia është një nga skuadrat më cilësore të futbollit shqiptar. Një skuadër e ndërtuar për të fituar. Dhe, këtë e tregonë ecuria e saj në Abissnet Superiore dhe Kupën e Shqipërisë në dy vitet e fundit.
Egnatia fitoi promovimin në Superiore gjatë sezonit 2020-21. Që atëherë gjërat kanë shkuar mjaftë mirë për rrogozhinasit.
Ngjitja në Superiore i dha mundësinë skuadrës të kishte një stadium të ri dhe pikërisht vizita e parë e “Albanian Post” në ekipin e sapopromovuar në Superiore në 2021 ishte në “Arena Egnatia”, i cili tani njihet si “Demrozi Stadium”.
Gjatë asaj kohe, drejtuesit e klubit rrogozhinas u zotuan se “Egnatia nuk do të jetë kalimtare në Superiore, por do të synojë Kupat e Evropës”.
Kjo fjali tingëllonte e disi e habitshme për një skuadër që vinte nga Kategoria e Parë. Por, serioziteti me të cilin ajo u ndërtua bëri që ekipi të shkruantë historinë më pas.
Gjatë sezonit të parë në Superiore 2021-22, Egnatia u rendit në vendin e tetë dhe siguroi qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar pasi mundi 2-0 Korabin në play-out/off.
Në Kupën e Shqipërisë, rrogozhinasit u eliminuan në fazën çerekfinale nga Laçi, pas ekzeuktimit të 11 metërshave, 2-3 (0-0, 1-1).
Në sezonin pasardhës, atë 2022-23, Egnatia përfundoi në vendin e tretë në Superiore, duke fituar edhe të drejtën për të luajtur në raundin e parë kualifikues të UEFA Europa Conference League. Megjithatë, nuk mundi të shkonte më tej në Evropë pasi u eliminua nga Ararat-Armenia (1-1, 4-4, 2-4 penallti).
Në Kupë, klubi rrogozhinas arriti të shkruante historinë. Ishte hera e parë që ata arrinin në finale dhe hera e parë që do të ngrinin trofeun, pasi mundën 1-0 Tiranën falë golit të Jackson në minutën e 114-të.
Në sezonin aktual, 2023-24, Egnatia ishte ekipi më në formë në Superiore dhe ai që zhvillonte lojën më tërheqëse për sytë e publikut. Ata përfunduan në vendin e parë në kampionat dhe arritën finalen e Kupës së Shqipërisë.
Ndryshimi i formatit të Superiores ka bërë të mundur që Egnatia të mos ngrejë trofeun, pasi u rendit e para, por do të luajë “Final 4”, ku përballet me Vllazninë. Në rast triumfi ndaj shkodranëve do të përballet me fituesin e çiftit Partizani – Skënderbeu në finalen për trofeun.
Në finalen e Kupës, e cila zhvillohet këtë të martë, ata do të gjejnë Kukësin. Skuadër e cila tashmë ka rënë nga Superiorja dhe do të nisë sezonin e ardhshëm nga Kategoria e Parë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel