AGK-ja reagon ndaj Bashës: VV-ja po i dëshmon në praktikë gjetjet e indeksit “Reporterët pa Kufij”
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), e ka dënuar gjuhën e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Dimal Basha i cili gjatë një interviste për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), e ka krahasuar mediumin publik me televizionin shtetërorë të Serbisë, RTS kur është pyetur për kushtin e Asociacionit për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës (KiE).
“Për besë unë e shoh qysh e shoh secili shqiptar. Në RTS-in e Serbisë ata mujnë me pas shqetësim kryesor Asociacionin. Në RTK-në e Kosovës nuk duhet me kane veç Asociacioni. A ta shpjegova që ka marrëveshje Kosova? Pse po e bën temë a duhet me bë Asociacionin a jo? Na e dimë çka është tema kryesore”, ka thënë Basha gjatë kësaj interviste.
Nga AGK-ja, u tha se gjatë intervistës Basha sulmoi edhe Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK), për punën që po bëjnë në mbrojtje të gazetarëve dhe mediave.
“Në ditën kur raporti i Reporterëve Pa Kufij, e ka nxjerrë Kosovën në pozicionin më të keq në një dekadë sa i përket lirisë së medies, partia politike në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje i ka dëshmuar në praktikë gjetjet shqetësuese të këtij raporti”, është thënë nga AGK-ja.
Organizata “Reporterët Pa Kufij”, të premten, ka publikuar Indeksin vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit, Kosova është radhitur e 75-ta duke humbur 19 vende nga viti i kaluar kur ishte listuar e 56-ta.
Ky është vlerësimi më negativ që i është bërë Kosovës në dekadën e fundit.
Në vitin 2014 Kosova ishte vlerësuar me notën 70.71 nga kjo organizatë, ndërsa gjatë viti 2024 Kosova ka grumbulluar vetëm 60.19 pikë.
Në vitin 2023, Kosova ishte vlerësuar me notën 68.38. Në vitin 2023 me notën 68.38. Në vitin 2022 me notën 67. Në vitin 2021 me notën 69.68. Në vitin 2020 me notën 70.67.
Në vitin 2019 me notën 70.32. Në vitin 2018 me notën 70.39.
Në vitin 2017 me notën 69.55. Në vitin 2016 me notën 69.5. Në vitin 2015 me notën 69.37.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel