Sela, Taravarit: Po largohet nga politika si shërbyes deri në frymën e fundit i kauzës së Mickoski-t, jo asaj shqiptare
Kryetar i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, ka thënë se Arben Taravari, ish-kandidat për President të Maqedonisë së Veriut, njëherit ish-kryetar i ASH-së, po largohet nga politika jo si një politikan në shërbim të kauzës shqiptare, por si një politikan në shërbim të kauzës së liderit nacionalist maqedonas, Hristjan Mickoski.
Këto komente, Sela i ka bërë në një intervistë për “Albanian Post” të mërkurën, ku komentoi veprimet dhe humbjen e Taravarit në zgjedhjet presidenciale, dhe, siç thotë ai, “tradhtinë” që kryetari i Gostivarit ia bëri duke shkuar në koalicion me “VLEN”-in, ndryshe nga vullneti i partisë.
“Fatkeqësisht po largohet nga politika jo si një politikan në shërbim të kauzës së Aleancës për Shqiptarët dhe kauzës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, por si një politikan i cili i shërbeu deri në frymën e fundit me çmimin edhe të shkatërrimit të partisë që e udhëhiqte, kauzës së VMRO-DPMN-së dhe Hristjan Mickoskit”, deklaroi Sela për AP.
Më e rënda në të gjithë këtë situatë për kreun e ASH-së dhe njërin nga liderët e “Frontit Evropian”, është ndjenja e “tradhtisë” që e ka përjetuar, në këtë rast nga Taravari, meqë e ka pasur bashkëpunëtor për një kohë të gjatë.
“Kohën që kalon bashkë me një bashkë-mendimtar aq më i madh është zhgënjimi kur të tradhton dhe të kthen shpinën, sepse njeriu në jetë gjithçka mund të pres nga ndonjë kundërshtar, por nga një mik dhe bashkëpunëtor që e ka në krah nuk pret tradhti”, theksoi Sela.
Po ashtu, ish-kryetari i Strugës ripërsëriti sugjerimin e tij ndaj Taravarit, për të iu kthyer profesionit të tij si mjek, pasi që i njëjti e ka shprehur një dëshirë të tillë që një kohë të gjatë
“Unë i sugjeroj zotëri Taravarit që t’i qëndrojë fjalëve të tij, por që realisht nuk i ka qëndruar kurrë, sepse nuk ju ka qëndruar edhe në raport me mua dhe e ka pranuar edhe ai vet publikisht lidhur me qëndrimet që kemi pasur edhe në aspekt të zgjedhjeve ku garojë që sa e sa herë e ka përsëritur që nëse humbet do të jap dorëheqje”, potencoi.
Pasi që ka humbur me 40 mijë vota diferencë ndaj Bujar Osmanit, sipas Selës ka “40 mijë herë arsyeje për t’u larguar nga skena politike”.
“Deklaratën që kam dhënë ka qenë konform asaj që ai vazhdimisht e ka ripërsëritur në qëndrimet e tij publike që më rehat do të jetë në profesionin e vet. Populli i tregoj me votë që duhet t’i rikthehet profesionit të vet dhe uroj që këtë ta bëjë sa më shpejt, meqë si mjek është i mirë, si politikan jo”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Zbulohet një diamant 1 mijë karatësh në Botswana
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel