Andi Fusha, djali i shoferit të Kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, që vjen nga radhët e partisë që ka pushtetin në Kosovë, Lëvizjes Vetëvendosje, është punësuar si infermier në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë.
Sipas vendimit të marrë nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Podujevës, Fusha është njëra nga tre personat që janë pranuar në konkursin e shpallur më 9 shkurt të këtij viti për infermierë në QKMF.
Sipas vendimit, Fusha renditet i treti me 88.8 pikë.
Lidhur me këtë rast, ka reaguar edhe shefi i asamblistëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valon Demolli, ku për këtë veprim ka thënë se po bëhen “punësime si në bashqe të babës”.
“Kjo tregon qartazi se punësimet familjare dhe partiake janë bërë normë në këtë qeverisje skandaloze, duke iu mohuar qytetarëve të Podujevës e drejta për të fituar një vend pune në mënyrë meritore”, shkroi ai në Facebook.
Demolli theksoi se është e papranueshme dhe skandaloze se si lidhjet personale dhe politike po vendosin fatin e punësimit në vend të kualifikimeve dhe meritave.
Përfitues nga Shpejtim Bulliqi, përveç djalit, është vetë shoferi i tij Agron Fusha.
Më 7 gusht të vitit 2022, Bulliqi i kishte ndarë shoferit të tij 2 mijë euro si ndihmë financiare.
Në vendimin për ndarjen e 2 mijë eurove thuhej se të njëjtat i janë ndarë atij për shkak të gjendjes shëndetësore dhe pamundësisë për mbulimin e shpenzimeve mjekësore dhe trajtimit të mëtutjeshëm të tij.
Komuna e Podujevës, e udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi, i cili vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, që nga koha që e ka ardhur në krye të kësaj komune akuzohet vazhdimisht për punësime familjare.
Ai kishte punësuar edhe dhëndrin e tij në Ndërmarrjen Publike “Kompania e Ujësjellësit Rajonal Prishtina”, derisa i njëjti vazhdonte të mbante punën si zyrtar në një tjetër ndërmarrje publike.
Favorizimet e familjareve nga zyrtarët e kësaj komune nuk përfundojnë me kaq.
Dalip Vokrri – i cili e kishte gruan kandidate për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, vajzën asamblistë në komunën e Podujevës e familjarin zëvendës-ministër nga po e njëjta parti, ishte përfitues i një fondi po nga Komuna e Podujevës.
Siç mund të shihej në listën e përfituesve të frezave të dheut nga marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Komunës së Podujevës me Agjencinë Turke – Tika, Dalipi renditet i16-ti me radhë, nga 50-të gjithsejtë sa janë përfituesit totalë.
Gruaja e Dalipit, Shemsia që ishte kandidate për deputete nga VV në zgjedhjet e vitit 2017, aktualisht paguan dënimin e marrë nga komisioni disiplinor brenda Postës dhe Telekomit të Kosovës, ku është e punësuar, meqë ishte gjetur përgjegjëse për avullimin e mbi 1500 eurove nga Zyra Postare në Podujevë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel