Kosova

Abdixhiku: Kosova është bërë peng i çmendurisë popullsite


Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ndërsa ka komentuar vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Shqipëri, ka thënë se një vizitë e tillë nuk do të ishte e mundur pa kapërcim në Prishtinë, meqë ky destinacion, sipas tij, ka qenë i natyrshëm, vite më parë.

Ndërsa Blinken po bredhë në Tiranë, sipas Abdixhikut, Kosova është kapluar nga popullizimi e ndërsa SHBA-të po flasin për raportet më të ulëta historike ndonjëherë me Prishtinë zyrtare.

“Jam i lumtur për ecjen e Shqipërisë. Në ekonomi, kulturë, turizëm, sport e diplomaci. Po na ikin me hapa të mëdhenj. Po e bëjnë mençur, si vend i NATO-s dhe me partnerë!”

“Por, Kosova, shteti ynë është bërë peng i çmendurisë populliste. I duartrokisin përplasjes. E nxisin delirin. Mburren me gjithë terrin politik që na shoqëron tash e tre vjet”.

Qeverinë në Kosovë, sipas Abdixhikut se bën Amerika, kjo detyrë fisnike, sipas tij, i takon vetëm popullit të Kosovë.

“Dhe tek populli i Kosovës kam besimin e plotë që do të japë përgjigje këtë vit. Sepse, si vend, si shtet, si popull, kemi detyrim ta bëjmë Kosovën më mirë – ekonomikisht, politikisht dhe me miq! Paradoksalisht, po aq sa Shqipëria fillimisht. Lidhja Demokratike e Kosovës ka shtruar dorën e lidhjes tashmë!”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore