Ish ambasadori i misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, bashkë me liderët e shtetit të Kosovës, të hënën ka nderuar viktimat e Masakrës së Recakut, në përvjetorin e 25-të të kësaj masakre.
Walker, në fjalimin e tij para gazetarëve ka deklaruar se ndihet krenar që ndodhet në mesin e familjarëve të viktimave në këtë ditë.
“Kjo nuk është vizita ime e parë në Reçak, mendoj se është e 21, 22 apo 23. Unë vij të nderoj fshatin Reçak, vij të përshëndes miqtë e mi, familje nga fshati Reçak, disa prej tyre i njoh prej 25 vitesh, disa fatkeqësisht kanë ndërruar jetë. Kjo është hera e parë që duhet të vij me shkop, por prapë dua të jem në Reçak në çdo rast që mundem. Për mua është shumë emocionuese”, ka thënë ai.
Ai ka theksuar se nga e gjithë kjo sakrificë, Kosova gëzon demokracinë.
“Është një histori e mrekullueshme për të cilën populli i këtij fshati fatkeqësisht është dashur të sakrifikojë shumë djem të fshatit. Ju tani keni një Republikë të Kosovës, një president, një kryeministër, një demokraci plotësisht funksionale dhe jam shumë krenar që jam këtu me ju në këtë vend që do të thotë shumë për mua, për popullin e Reçakut dhe për të gjithë Kosovën”, është shprehur ai.
Edhe misioni i OSBE-së në Kosovë, ka reaguar në 25 vjetorin e masakrës së Reçakut.
OSBE-ja, përmes platformës në rrjetin social ‘X’ ka shprehur ngushëllime për familjarët që kanë humbur më të dashurit e tyre.
“Sot shënohet 25 vjetori i masakrës së Reçakut. Ne kujtojmë dhe nderojmë viktimat dhe u shprehim ngushëllimet tona të përzemërta familjeve të tyre në pikëllimin e tyre të pangushëllueshëm. Misioni është i përkushtuar të mbështesë përpjekjet për të ndërtuar një të ardhme paqeje dhe prosperiteti”, thuhet në reagimin e tyre.
Today marks the 25th anniversary of the Reçak/Račak massacre.
We remember and honour the victims and extend our heartfelt condolences to their families in their inconsolable grief.
The Mission is committed to supporting efforts to build a future of peace and prosperity.— OSCE Kosovo (@OSCEKosovo) January 15, 2024
Më shumë se dy dekada më parë, më 15 janar 1999, vdekja e vizitoi një fshat të vogël afër Shtimes apo saktësisht “djalli e vizitoi Reçakun” – sipas përkufizimit të shefit të atëhershëm të Misionit Verifikues të Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë (OSBE), William Walker, kur nga afër kishte parë masakrën e 45 shqiptarëve etnikë nga policia dhe ushtria serbe.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel