Kosova

Gjuajtje me armë zjarri në Veri, i dyshuari godet me veturë një polic


Policia e Kosovës në Veri

Policia e Kosovës, këtë të shtunë, është detyruar të përdorë armën në Veri të Kosovës meqë një person i cili dyshohej se posedonte lëndë narkotike në veturë nuk është ndaluar pasi është sinjalizuar nga patrulla policore.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Suhodoll të Mitrovicës së Veriut,të shtunën rreth mesditës.

Sipas zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, i dyshuar ka arritur të arratiset ndërsa ka goditur veturën e Policisë së Kosovës dhe një pjesëtar të saj.

“Pati të shtëna, askush nuk është arrestuar, policia ka konfiskuar veturën e të dyshuarit. Disa predha kanë përfunduar në fasadat e objekteve përreth”.

Sipas Elshanit, gjatë aksionit, është lënduar një zyrtar policor.

“Personi i dyshuar ka lënë veturën në vend të ngjarjes dhe ka ikur në këmbë. Kemi informacione për të dyshuarin”, ka potencuar Elshani.

Në veturë është gjetur lëndë narkotike, dyshohet të jetë marihuanë 1,5 deri në 2 kilogramë.
Njësitet policore, përfshirë zyrtarë nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik kane dalë në vendin e ngjarjes.
Policia janë duke e trajtuar rastin dhe në koordinim me organet e drejtësisë do të ndermirën veprimet për të zbardhur këtë rast dhe arrestuar personin e dyshuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore