Ambasadori i Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Jeff Hovenier, përmes një video adresimi në prag të festës ë Vitit të Ri, ka thënë se në vitin 2024 kanë pritshmëri që dialogu Kosovë-Serbi të avancojë edhe më shumë.
Hovenier, ka kërkuar sërish që të dyja palët të zbatojnë marrëveshjet dhe procesi i normalizimit Kosovë-Serbi të përmbyllet me njohje reciproke.
“SHBA pret përparim të njëmend gjatë vitit 2024, kërkojmë nga Kosova dhe Serbia që të përmbushin obligimet që dalin nga Marrëveshja e Ohrit dhe gjithashtu kërkojmë nga Kosova që të themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”, ka thënë ai.
In 2023, though we have experienced some difficult moments together, a lot of progress has been achieved that we should acknowledge and celebrate. Above all, our 🇺🇸🇽🇰 partnership & friendship remains strong. Wishing you and yours a happy, healthy, and prosperous 2024. pic.twitter.com/GJsDvOCwXz
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) December 29, 2023
Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara si më parë për partneritet me popullin e Kosovës.
Teksa ka potencuar se me Qeverinë e Kosovës kanë shtyrë përpara tri qëllimet kryesore.
“Të shohim Kosovën duke e marrë vendin e saj në institucionet evropiane dhe euro-atlantike, sundim më të mirë të ligjit dhe qeverisje të përgjegjshme dhe efektive, dhe zhvillim gjithëpërfshirës të kapitalit njerëzor dhe rritje të qëndrueshme ekonomike”.
Tutje, ai përmendi disa pika kryesore që janë arritur gjatë këtij viti, duke potencuar Gjykatën Komerciale, përfshirjen e SHBA-së në programet e artit dhe arsimit si dhe dyfishimin e zotimit për energji të ripërtrishme.
Dialogu Kosovë – Serbi synon normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë nisi në vitin 2011 me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së.
Palët arritën dhjetëra marrëveshje për këtë qëllim, por shumë prej tyre nuk u zbatuan kurrë.
Një nga to është edhe ajo për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.
Si BE-ja, ashtu edhe SHBA-ja e kanë rritur në 2023 trysninë mbi Kosovën për të formuar Asociacionin.
Derisa nga SHBA-ja, thonë se ai duhet të jetë plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, për BE-në çështja se si bëhet Asociacioni dhe si do të operojë, duhet të diskutohet në dialog.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Shqipëria dhe Kosova kanë numrin më të lartë të azilkërkuesve në vendet e BE-së
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel