Lajme

Ish-ambasadorja në Moskë: U konfirmua se Serbia do të jetë me Rusinë, Evropa s’i dërgoi mesazh serioz lidershipit serb


Ish-ambasadorja e Serbisë në Moskë, Jelica Kurjak, ka vlerësuar se Aleksandër Vuçiç e Ana Bërnabiç me deklarimet e tyre pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit kanë konfirmuar se Serbia do të jetë pranë Rusisë.

Falënderimi i shërbimeve sekrete ruse nga ana e Brnabiç për informacione në lidhje me protestat e organizuara nga serbët, sipas diplomates serbe, është jashtëzakonisht e papranueshme.

“Si mund të falënderojë kryeministrja e një vendi shërbimet e huaja që kanë ndihmuar zbulimin e problemeve që ekzistojnë në Serbi. Kjo tregon dy gjëra, ose shërbimet janë të pranishme kudo në atë masë dhe sa të forta janë, ose ne kemi nevojë për shërbime të huaja që të na tregojnë se çfarë do të ndodhë”, ka pyetur Kurjak.

Duke komentuar takimin e Vuçiç me ambasadorin rus Aleksandar Bocan Harchenko, Kurjak deklaroi se një gjë e tillë ishte mesazh për Perëndimin.

“Evropa do të duhej t’i dërgonte mesazhe serioze lidershipit tonë, por nuk e bëri këtë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore