Priftërinjtë katolikë mund të administrojnë bekime për çiftet e së njëjtës gjini për sa kohë që nuk janë pjesë e ritualeve ose liturgjive të rregullta kishtare.
Kështu ka bërë me dije Vatikani në një vendim historik të miratuar nga Papa Françesku.
Sipas dokumentit nga zyra doktrinore e Vatikanit, bekime të tilla nuk do të legjitimonin situata të parregullta, por do të ishin një shenjë se Zoti i mirëpret të gjithë.
Po ashtu thuhet se priftërinjtë duhet të vendosin rast pas rasti dhe “nuk duhet të parandalojnë ose ndalojnë afërsinë e kishës me njerëzit në çdo situatë në të cilën ata mund të kërkojnë ndihmën e Zotit përmes një bekimi të thjeshtë”.
Në tetor, Papa la të kuptohet për një ndryshim zyrtar në përgjigje të pyetjeve të pesë kardinalëve konservatorë në fillimin e një sinodi peshkopësh në Vatikan.
Teksa përgjigja në tetor ishte më e nuancuar, dokumenti me tetë faqe përshkruan situata specifike.
Një seksion prej 11 faqesh titullohej “Bekimet e çifteve në situata të parregullta dhe të çifteve të së njëjtës gjini”.
Që nga zgjedhja e tij në vitin 2013, Françesku është përpjekur ta bëjë kishën prej 1.3 miliardë anëtarësh më mikpritëse për njerëzit e komunitetit LGBTQ+ pa ndryshuar doktrinën morale mbi aktivitetin e të njëjtës gjini.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Zbulohet një diamant 1 mijë karatësh në Botswana
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel