Sport

Osimhen pranë rinovimit, do të jetë më i paguari në Serie A


Victor Osimhen (Getty)

Pas muajsh negociatash dhe shtyrjesh, tani duket se ka ardhur koha e njoftimeve. Victor Osimhen po përgatitet të rinovojë kontratën me Napoli-n, një marrëveshje që do ta bëjë atë lojtarin më të paguar në Serie A, raportojnë mediat italiane.

Ditën e djeshme, 13 dhjetor, ka ndodhur një tjetër përballje mes presidentit të klubit, Aurelio De Laurentiis dhe Roberto Calenda, agjentit të sulmuesit nigerian, i cili po punon pa u lodhur që prej kësaj vere për të gjetur një zgjidhje që mund të kënaqë të gjitha palët.

Osimhen është i gatshëm të zgjasë marrëveshjen e tij aktuale me një sezon (skadon 2025) dhe të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me vlerë 10 milionë euro neto në vit, e cila do të përfshijë edhe një klauzolë lirimi prej 130 milionë euro.

Një lloj sigurimi për të gjithë. Për Napoli-n, i cili në rast lamtumire të qendërsulmuesit do të mbledhë një shumë të majme. Dhe, për Osimhen, i cili do të ishte i lirë të pranonte çdo ofertë të re që vinte nga jashtë, pa qenë nevoja të priste “po”-në e klubit të tij.

Klauzola ishte thelbi i bisedave gjatë gjithë verës dhe gjithashtu pika e thyerjes në një pikë të caktuar të negociatave. U desh kohë për të gjetur sërish njëri-tjetrin, me marrëdhëniet diplomatike, shkruan “La Gazzetta dello Sport”, të mbajtura veçanërisht nga agjenti i lojtarit pas javëve të ftohta.

Por pikërisht kur fraktura dukej e parikuperueshme, ishte edhe një herë De Laurentiis ai që i kapi të gjithë në befasi.

“Për Victor ne jemi gati të nënshkruajmë kontratën e cila është në pritje që nga kjo verë …”, tha ai së fundmi.

Në fund të fundit, të gjithë kishin interes të mbyllnin shpejt çështjen dhe të ktheheshin të mendonin vetëm për fushën.

De Laurentiis shpreson të shpallë nënshkrimin brenda festave dhe ndoshta ta fillojë vitin me një trofe, atë Superkupë të Italisë për t’u rrëmbyer në Xhedah.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore