Borrell e quan lajm të mirë lëvizjen e Kosovës dhe Serbisë drejt implementimit të Marrëveshjes Bazë
Shefi i Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, para nisjes së samitit të liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në një prononcim të shkurtër për media ka vlerësuar si pozitive hapat përpara që kanë bërë si Kosova ashtu edhe Serbia në raport me zbatimin e Marrëveshjes Bazë dhe aneksit të saj.
Ndonëse hapat i ka cilësuar si të ngadalshëm, diplomati spanjoll, ka thënë se e rëndësishme gjithë në këtë mes është fakti se të dyja vendet kanë kuptuar rëndësinë e implementimit të Marrëveshjes së Brukselit/Ohrit.
“Në ditët e fundit kemi lajme të mira meqë të dyja vendet po lëvizin. Ndonëse lëvizjet i kanë të ngadalshme megjithatë po ecin. Dhe ne duhet t’i shtyjmë ata që të ecin në këtë rrugë pasi është e vetmja mënyrë ku ata mund të arrijnë perspektivën evropiane”, ka thënë shkurtimisht Borrell.
Borrell ka vlerësuar se Unioni ka investuar mjaft shumë energji dhe kohë për dialogun Kosovë – Serbi.
“Kemi kaluar në batica dhe zbatica me shumë kriza, por gjithashtu edhe me zgjidhje të problemeve, si çështja e targave, letërnjoftimeve dhe energjisë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gazetarja serbe: Vuçiç s’e thotë të vërtetën – Kosova është shtet i pavarur
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi
-
“Përndjekje ndaj simbolit tonë kombëtar”, Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit shqiptar
-
Ish-diplomati serb: Kosova histori e mbyllur, Vuçiçi po e dorëzon
Lajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi