Sport

Bayern, sytë nga Londra


Bayern Munich ka kthyer sytë nga Londra, ku interesohet për shërbimet e yllit korean të Tottenham-it, Heung Min Son.

Gjigantët gjerman janë në dijeni për problemet që Son-i po kalon në negociata me klubin londinez dhe janë të gatshëm të “sulmojnë” për të siguruar shërbimet e koreanit.

Një burim brenda Tottenham, ka treguar për Football Insider që Son, 28-vjeçar, është ofruar me një kontratë pesë vjeçare.

Oferta e Tottenham-it për Son-in është 200 mijë euro për javë.

Son ishte shumë afër të nënshkruante kontratën e re para Krishtlindjeve, por negociatat pa pritur u ndalën.

Bayern-i e pëlqen shumë Son-in dhe po planifikon një lëvizje që do ta kthente në Bundesliga pas eksperiencës së tij me Bayer Leverkusen-in.

Bayerni mund të pres edhe një vit, dhe të nënshkruaj me Son-in kur ai ka vetëm një vit të ngelur në kontratën e tij.

Me kontratën e tij që përfundon në vitin 2023, Tottenham mund të detyrohet që ta shesë Son-in në 2022-ën, për të mos rrezikuar që ta humb me shifra zero.

Përkundër që Gnabry, Coman dhe Sane ofrojnë cilësi të madhe te Bayern, bavarezët e konsiderojnë Son-in si lojtarin që mund ta bëjë diferencën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore