Tregjet

Rriten çmimet e naftës pas vendimit të Arabisë Saudite


Çmimet e naftës u rritën pasi Arabia Saudite njoftoi një ulje të papritur të prodhimit në takimin e OPEC + të martën më 5 dhjetor.

Pas një takimi dy ditor, Arabia Saudite vendosi uljen e prodhimit me një milionë fuçi në ditë.

Njoftimi erdhi pasi OPEC + vendosi të lejonte një rritje të kombinuar me 75 mijë fuçi nga Rusia dhe Kazakistani gjatë muajve shkurt dhe mars.

Çmimet e naftës u rritën pas konfiskimit nga ana e Iranit të një anijeje çisterne të Koresë së Jugut.

OPEC + ra dakord në dhjetor për ulur prodhimin e naftës me 500 mijë fuçi në ditë duke filluar në janar.

Ky vendim do të shkaktojë uljen totale të prodhimit në 7.2 milionë fuçi.

Grupi planifikoi të mblidhet çdo muaj për të përcaktuar nëse dhe me sa fuçi duhet të rritet prodhimi.

Takimi tjetër i OPEC + do të mbahet në 4 mars për të nxjerrë një vendim për muajin prill.

Tregjet e naftës po përballen me pasiguri pavarësisht shpërndarjes së vaksinave Covid-19.

OPEC + duhet të gjejë një ekuilibër me prodhuesit amerikanë.

Shumë prej shteteve anëtare të OPEC + varen nga çmimet e larta të naftës për të mbështetur planet e shpenzimeve të qeverisë si dhe projektet në fushën e inovacionit energjitik.

Këto çmime të larta të naftës ndihmojnë prodhuesit amerikanë të arrijnë fitime dhe të zgjerojnë prodhimin./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore