Komuna e Mitrovicës së Veriut të martën e 22 gushtit është pranuar në Asociacionin e Komunave të Kosovës.
Në një mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit të Asociacionit të Komunave të Kosovës të martën është bërë votimi për anëtarësimin e Komunës së Mitrovicës së Veriut në AKK.
Pas anëtarësimit, Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, është shprehur i lumtur për këtë anëtarësim, për çka ka falënderuar delegatët e Kuvendit të Asociacionit.
Ndryshe Komuna e Mitrovicës së Veriut, më 30 qershor, kishte marr vendim që t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Vendimi në fjalë u morr gjatë një seance të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut.
Kështu të paktën kishte bërë të ditur asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, Aida Doli.
“Sot, në Kuvendin Komunal, në Veriun e Mitrovicës, u votua pro bashkimit të Komunës Veriore të Mitrovicës në Asociacionin e Komunave të Kosovës”, kishte shkruar në Facebook, Aida Doli, këshilltare komunale.
Kjo votë, sipas saj, tregonte përkushtimin dhe mbështetjen për bashkëpunimin e fortë dhe përforcimin e qeverisjes lokale.
Asociacioni i Komunave të Kosovës është themeluar me 30 Qershor 2001 pas zgjedhjeve të para lokale e demokratike pas luftës së fundit në Kosovë.
Nga 38 Komuna sa ka Kosova, 35 prej tyre – përfshirë edhe Mitrovicën e Veriut – janë anëtare në Asociacionin e Komunave të Kosovës, të cilat marrin pjesë në aktivitete të Asociacionit japin ide e sugjerime, marrin pjesë në gjitha strukturat e Asociacionit që nga Kuvendi, Bordi, Këshilli i Kryetarëve dhe Kolegjiumet Profesionale.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel
-
MPB-ja s’e komenton kërkesën e Vuçiçit për kthimin e serbëve në Policinë e Kosovës
-
Procesi i Berlinit dhe masat e BE-së kundër Kosovës, në fokus të takimit Osmani-Lührmann
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Konflikti dhe konkurrenca në Evropë
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel