Kosova

AAK për arrestimin e asamblistit të VV-së: Fund i turpshëm për Kurtin


“Një pushteti që i thellohen kaq shumë skandalet, i ka ardhur fundi. Fund i turpshëm për kryemashtruesin Kurti dhe ushtrinë e tij të mashtruesve”, ka thënë Drejtori për Informim në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Lulëzim Blaka.

Këto komete ai i bëri pasi që Policia e Shqipërisë të hënën ka arrestuar asamblistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujecin, për shitje dhe trafikim të lëndëve narkotike në Shqipëri dhe doza e sekuestruar nga operacioni policor kap shifrën e 400 mijë eurove.

Përmes një postimi në Facebook, Blakaj tha se “pas skandaleve të shumta dhe të padëgjuara më parë në Kosovë, një eksponent i kësaj partie, i zëshëm për ‘bashkimin kombëtar’, u zu me mijëra doza droge, që i kishte dërguar në Shqipëri”.

“Shpërdorimi i pozitës zyrtare nga njerëzit e (Albin) Kurtit nuk është lajm i ri, pasi që asamblisti Mujeci është vetëm i fundit në radhën e atyre që janë kapur nga drejtësia. Mujeci që ishte emëruar para pak kohësh si aksionar në Stacionin e Autobusëve, dyshohet se drogën në vlerë 400 mijë euro e ka dërguar nga Kosova në Shqipëri pikërisht me autobusë”.

Ndërkaq, ai shtoi se “nga përvoja e deritanishme kemi mësuar se më të korruptuarit, më të inkriminuarit dhe më të pandershmit, zakonisht kanë dalë të jenë më të zëshmit e VV-së”.

“Qeverisë Kurti nuk do i ndihmojë as arroganca e numrave e as kauzat e rrejshme për të shpëtuar nga ndëshkimi popullor”, potencoi ai.

Policia e Shqipërisë ka arrestuar asamblistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujecin, për shitje dhe trafikim të lëndëve narkotike në Shqipëri dhe doza e sekuestruar nga operacioni policor kap shifrën e 400 mijë eurove.

Ai ishte pjesë e një grupi kriminal që transportonte lëndë narkotike drejt Shqipërisë.

Mujeci përndryshe është i emëruar aksionar në Ndërmarrjen publike ‘Stacioni i Autobusëve’.

Ishte pikërisht autobusi, mjeti me të cilin Mujeci transportonte lëndët narkotike.

Lënda narkotike me të cilën është kapuar Mujeci është ekstazi.

Siç ka treguar policia shqiptare “të arrestuarit janë lokalizuar në kryqëzimin e rrugës ‘Myslym Shyri’ dhe ‘Sami Frashëri’, së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11 mijë e 300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro”.

Në një konferencë për media, policia shqiptare ka treguar gjithashtu se “nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas duke shfrytëzuar fluksin e sezonit turistik i kalonin dërgesat nëpërmjet linjave te autobusëve Prishtinë-Tiranë. Pasi dërgesat arrinin në Tiranë transportoheshin me auto vetura të marra me qira në Tiranë dhe qytete tjera, kryesisht ne bregdetin e Shqipërisë dhe vendet e shkëmbimit caktoheshin ne vende publike me shumë lëvizje dhe fluks njerëzish. Për arritjen e marrëveshjeve me shpërndarësit e drogave sintetike me Shqipëri trafikantët kërkonin pagesa me para dhënie ose lënien e automjeteve si garanci”.

Asamblisti i VV-së arrestohet në Shqipëri, transportonte dhe shiste lëndë narkotike nga Kosova në Tiranë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore