Asamblisti i VV-së arrestohet në Shqipëri, transportonte dhe shiste lëndë narkotike nga Kosova në Tiranë
Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci, është arrestuar në Shqipëri pasi është zënë duke transportuar dhe shitur lëndë narkotike nga Kosova në Shqipëri.
Mujeci, si pjesë e një grupi me 4 veta të tjerë është vënë nën pranga të martën.
Atyre u janë sekuestruar plotë 10 mijë doza të drogës ekstazi.
Sipas informacioneve nga mediat në Shqipëri, ata janë mbajtur nën vëzhgim prej disa muajsh dhe dyshohet se kanë shitur drogë më herët edhe në zonën e Ish-Bllokut.
Grupi, përveç Mujecit përbëhej edhe nga një person nga Kosova dhe tre të tjerë nga Shqipëria.
Mithat Ramadani 30 vjeç, banues në Prishtinë, si dhe Kalem Picari, 24 vjeç, Ambra Myftari 28 vjeçe, dhe Daniel Avdija 26 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Shtetasit e arrestuar janë lokalizuar në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”, së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11 mijë e 300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5 mijë e 93 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro.
Nga hetimet ka rezuluar se këta shtetas, duke shfrytëzuar fluksin e sezonit turistik i kalonin dërgesat nëpërmjet linjave të autobusave Prishtinë-Tiranë.
Pasi dërgesat arrinin në Tiranë, transportoheshin me autovetura të marra me qira në Tiranë dhe në qytete të tjera, kryesisht bregdetare, dhe vendet e shkëmbimit caktoheshin në vende publike me shumë lëvizje dhe fluks njerëzish. Për arritjen e marrëveshjeve me shpërndarësit e drogave sintetike në Shqipëri, trafikantët kërkonin pagesa paradhënie, ose edhe lënien e automjeteve si garanci.
Tabletat e ekstazisë MDMA, së bashku me një sasi lënde narkotike kanabis, një automjet, si dhe 5 aparate celulare, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Mujeci si asamblist i Prishtinës njihet edhe për debatin e ashpër që kishte pasur me ish-krytarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili e kishte ftuar “të dalim jashtë”, cka ishte interpretuar si një tendencë për përleshje fizike.
Përndryshe Mujeci është shumë aktiv në rrjetin e tij social Facebook ku akuzon opozitën dhe mediat se po ia mbajnë anën Serbisë, derisa në një vend ish-qeveritë e Kosovës i quante “banditë” që u ka kaluar koha.
Ai ka shumë postime patriotike po ashtu dhe avokon në vazhdimësi për bashkimin kombëtar të shqiptarëve të Kosovës me ata të Shqipërisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kosova pranon ta bëjë urën mbi Ibër çështje të dialogut, e “zhvendos” në selinë e NATO-s
-
Haxhiu garanton: Asnjë ministër s’krijoi pasuri duke e mbajtur këtë pozitë, qytetarët e dinë
-
Haxhiu njëherë thotë se ura s’është për dialog, pastaj pranon se Bislimi diskutoi në Bruksel për urën
-
Autogoli i Agim Ademit në minutën e 90-të
Lajmet kryesore
-
Vlerësimi i KE-së për Ballkanin Perëndimor drejt finalizimit, dorëzohet drafti i BeH-së
-
Autoritetet nuk angazhohen mjaftueshëm për mbrojtjen e viktimave të dhunës me bazë gjinore, zbulon raporti
-
Pagerët në sulmin vdekjeprurës ndaj Hezbollahut ‘prodhuar në Evropë’, ndërsa Lindja e Mesme përgatitet për hakmarrje
-
Kosova pranon ta bëjë urën mbi Ibër çështje të dialogut, e “zhvendos” në selinë e NATO-s